75 Mall Live Search
08:00 / E Diele, 07 Shtator 2025 / BA

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët, temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

“Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.  Ekzistojnë mundësi te vogla qe ne disa zona te kufizuara te këtë riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 26-30°C. Do të fryjë erë nga Jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri 4 m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.