07:54 / E Diele, 16 Qershor 2024 / Gj. Sh

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se sot pritet të ketë rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.