07:47 / E Hënë, 07 Gusht 2023 / mp

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius.