Moti sot me intervale dielli
Mbi vendin tonë të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. G
jatë ditës do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 deri në 24 gradë Celsius.
Në përgjithësi, sipas IHMK-së, kushtet meteorologjike do të jenë të përshtatshme për zhvillimin normal të bimëve dhe realizimin e aktiviteteve agroteknike në terren.

