Moti sot: Mëngjes i ftohtë dhe me ngrica, vranësira të pakta lokale
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale.
Mëngjesi do të jetë i ftohtë, me ngrica dhe mjegull, ndërsa dita me diell, por ndoshta jo në të gjitha viset, ngase mjegulla dhe vranësirat e ulëta mund të mbesin gjatë tërë ditës vetëm në disa në rajone të caktuara.
Në viset pa mjegull temperatura pritet të shkojë deri në 12 apo 13 gradë Celsius, kurse në zonat me mjegull temperaturat nuk mund të rritet më shumë se dy apo tre gradë Celsius.

