10:24 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në bazë të ecurive sinoptike, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.