08:10 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot me diell por edhe me vranësira të kohëpaskohshme.

Sipas Institutit, vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

“Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstremale, minimalet nga 12-14 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s”, thuhet në njoftim.