07:56 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Moti sot në Kosovë

​Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale sot në vendin tonë do të jenë deri në 15 gradë Celsius.

“Do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, njofton IHMK.