75 Mall Live Search
07:54 / E Hënë, 10 Qershor 2024 / L K

Moti sot në Kosovë, maksimalja arrin deri në 33 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të jetë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Sipas këtij instituti, temperaturat maksinale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.