08:06 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Moti sot në Shqipëri

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë Veriore të cilat do të influencojnë mot me reshje shiu dhe stuhi në vendin tonë.

Shqipëria do të ndikohet kalimi i një sistemi frontal i cili do të shkaktojë reshje shiu me intensitet të lartë me stuhi dhe shkarkesa elektrike përgjatë ultësirës perëndimore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 15-25 m/sek në bregdet.

Valëzimi  i forcës  6-7 me lartësi vale 1,5- 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore 14/22°C

Zonat e  ulëta    18/26°C

Zonat  bregdetare  19/25°C