13:10 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Moti sot si pranverë, në vikend ndryshon gjithçka!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vikend pritet që të ketë reshje bore dhe shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të shënojnë rënie, transmeton Indeksonline.

“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga veriu. Si pasojë e depërtimit të këtyre masave të ajrit do të ketë ulje në fushat termike në të dy vlerat ekstremale, gjithashtu pritet të ketë reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesishtë nga verilindje dhe veriperendimi me shpejtësi1-8m/s”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/

 

Temat: