07:39 / E Premte, 24 Maj 2024 / L K

Moti sot, temperaturat arrijnë deri në 27 gradë

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.