75 Mall Live Search
07:40 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / AR

Moti sot, temperaturat deri në 13 gradë

Kjo e martë do të përfshihet nga mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona parashihen riga të herëpashershme shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.