75 Mall Live Search
07:18 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / OSH

​Moti, temperaturat deri në minus 9 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë.

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 4 deri minus 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet minus 1 deri zero gradë Celsius.

Të enjten parashihet mot më i ftohët dhe me kthjellime të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 9 deri minus 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet minus 3 deri minus 2 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat do të jenë për 2-4 gradë më të ulëta se në viset e ulëta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri 11 m/s.