Motivi i vrasjes në Prishtinë dyshohet të jenë problemet familjare

E dyshuara për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë është dërguar në mbajtje për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë”, si edhe i është sekuestruar arma.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Lauretë Ulaj, për Klankosova.tv ka thënë se nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i kryerjes së këtij akti janë problemet familjare.
“Nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i kryerjes së këtij akti janë problemet familjare, megjithatë, rezultatet nga hetimi do t’i sqarojnë të gjitha rrethanat e këtij rasti”.
“Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës, pranë gjykatës kompetente”, tha Ulaj.
Ulaj tha se me urdhër të prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.