16:19 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Motivohuni nga kjo vajzë që ka disa sëmundje, por që nuk ndalet asnjëherë

Dy vjeçarja, Harper Mae ka lindur me spina-bifida, që është dëmtim kur kordoni kurrizor i një foshnje nuk zhvillohet siç duhet në mitër, duke shkaktuar një hendek tek pjesa e shpinës.

Vogëlushja nga Florida të Amerikës gjithashtu ka ‘Hydrocephalus’, që shkakton presion të rritjes së kafkës.

Nëna e saj, Erica Comparin zbuloi se Harper kishte spina-bifida kur ajo ishte 18 javë shtatzënë dhe më vonë kishte kirurgji të fetusit, transmeton Indeksonline.

“E dinim që kirurgjia e fetusit nuk ishte shërim. Ne gjithashtu e dinim se kishte rreziqe potencialisht të rëndësishme me kirurgjinë e fetusit, por përfundimisht zgjodhëm këtë rrugë për të zvogëluar çdo efekt potencial të spinda bifid-ës”, tha ajo.

Por pa marrë parasysh të gjitha këto probleme shëndetësore, Harper vazhdon të shkojë në qerdhe madje duke ndjekur gjashtë seanca shëndetësore në javë.

Harper nuk do që asnjëherë të ndaloi, madje ajo punon shumë me veten dhe është një motiv për të tjerët.

Thuajse të gjithë njerëzit thonë se ajo është një lloj magneti, për t’u dashur, sepse ka një personalitet fantastik.

“Ajo shkëlqen dhe sjellë dritë në jetën e njerëzve. Ajo është e patrembur dhe ka një shpirt aventuresk. Ajo është e përsosur”, tha një nga fqinjët e saj.

Harper madje do që të lëviz vetë, duke u larguar shpesh herë nga karroca./Indeksonline/