75 Mall Live Search
19:26 / E Hënë, 23 Mars 2026 / F.R

Motoçikleta godet këmbësoren në Prishtinë, policia jep detaje

IndeksOnline ka raportuar më herët për një aksident në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku një motoçikletë ka goditur një këmbësore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për kryeqytet, Enis Pllana, ku bëri të ditur për IndeksOnline se e lënduara është dërguar për tretman mjeksor.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën UÇK në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka thënë Pllana.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/