75 Mall Live Search
09:45 / E Mërkurë, 03 Prill 2024 / k.v

Motoçikleta ndeshet me veturë afër Kamenicës, lëndohen rëndë dy persona

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonin ata është aksidentuar me një veturë në lëvizje.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Koretin të Kamenicës, të martën rreth orës 17 e 30 minuta, transmeton IndeksOnline.

Policia ka bërë të ditur se njëri nga të lënduarit vazhdon trajtimin mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ndërsa i lënduari tjetër për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK- Prishtinë./IndeksOnline/