08:05 / E Shtunë, 30 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Motoçikletat e bëra nga dora e njeriut që karakterizojnë këta ishuj

Në Bananue, Filipine, ka dy element dallues, fushat mahnitëse të orizit dhe motorët prej druri. Robert është një ndër banorët e vendit i cili merret me gdhendjen e drurit dhe madje është ai që bën edhe gjendjen e motorëve.

Këta motorë lëvizin me shpejtësi prej 15 km/h dhe janë po ashtu një vepër e mirëfilltë arti pasi kanë edhe gdhendje të mrekullueshme në to.

Që të punohet një motor i tillë duhen minimalisht 5 ditë pune. Çdo muaj prill banorët e këtij vendi mblidhen të gjithë bashkë dhe realizojnë garat me motorë.

Vendasit tregojnë se motori është një objekt identifikues i kulturës dhe përmes tyre ata njihen në botë e madje janë një nga arsyet se përse vizitorët vijnë në Bananue.