75 Mall Live Search
11:16 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Motoçiklistët “gjakosin” rrugët e Kosovës, sapo ndodhi një aksident tjetër

Javëve të fundit janë shpeshtuar aksidentet në rrugët e Kosovës me motoçiklistë.

Vetëm në tre muajt e fundit janë regjistruar edhe disa viktima nga aksidentet me motoçikleta, ndërsa shumë raste kanë përfunduar me lëndime të ndryshme trupore, shkruan Indeksonline.

Një i tillë sapo ka ndodhur në Fushë-Kosovë. Një veturë e tipit BMW ka goditur motoçiklistin në dalje të Prishtinës, konkretisht afër zonës industriale në Fushë-Kosovë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, ndërsa ka arritur edhe ambulanca./Indeksonline/