Një motoçiklist goditet nga vetura, në dalje të Pejës

Një motoçiklist është goditur para pak minutash në dalje të Pejës. Aksidenti ka ndodhur saktësisht në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Mësohet se motoçiklisti ka pësuar disa lëndime, por është jashtë rrezikut për jetën.
Aksidentet e motoçiklistëve janë bërë të shpeshta në Kosovë dhe muajve të fundit ka pasur edhe viktima në trafik./Indeksonline/
