16:50 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Motoçiklisti që u godit nga vetura dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin e ndodhur sot në qendër të Prishtinës rreth orës 14:30, më saktësisht në rrugën “Migjeni”.

Sipas zëdhënësit të policisë, Agron Borovci, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka kuptuar se në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Migjeni” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasoje e aksidentit, ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në përgjigjen e Borovcit./Indeksonline/