75 Mall Live Search
20:19 / E Enjte, 22 Maj 2025 / Burim

Motoçiklisti rrezikoi jetën pasi ra në të, puseta ende nuk është rregulluar

Kjo puset vazhdon t’i rrezikojë pjesëmarrësit në trafik në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.  

Ditë me parë në këtë puset kishe përfunduar një motoçiklist, i cili kishte marrë lëndime të rënda trupore, raporton IndeksOnline.

Edhe pse kanë kaluar me shumë se dy javë që kur kësaj pusete i ishte vjedhur kapaku, sanimi i saj nuk është bërë ende.

Në disa pamje të bëra nga IndeksOnline, shihet se puseta vazhdon të jetë ende e pa rregulluar, ndërsa pranë saj janë të vendosur disa shenja sinjalizuese të cilat paralajmërojnë shoferët që të kenë kujdes dhe të shmangin atë. /IndeksOnline/