23:32 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Motori përplas dy vjeçarin në qytetin shqiptar

Një fëmijë i vogël, është aksidentuar nga një motor në Fier.

Mësohet se një motor i tipit “Dayang” pa targë, ka aksidentuar një fëmijë dy  vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia  vendore, sqaron se u arrestua në flagrancë drejtuesi V. Sh., vjeç 61, banues në fshatin Sektor Seman, si përgjegjës për këtë aksident.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS:

Më datë 21.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V. Sh., vjeç 61, banues në fshatin Sektor Seman, pasi në fshatin Baltëz, duke drejtuar motorin tip “Dayang” pa targë, ka aksidentuar një fëmijë dy  vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.