Motoristë nga e gjithë Kosova zbarkojnë në Dragash, organizohet “Miting me motocross” (VIDEO)

Motoristë nga e gjithë Kosova janë mbledhur sot në qytetin e Dragashit.
Aty po organizohet një “Miting me motocross”, nga Klubi i Motoçiklistëve ”Enduro Sharri”, në bashkë punim me Komunën e Dragashit, për nder të Ditës së Çlirimit.
Sipas videove të publikuara në faqen lokale ”Gjithçka Rreth Dragashit”, hapja zyrtare e këtij mitingu u bë në sheshin e qytetit dhe destinacioni është marshi drejt bjeshkëve të Sharrit.
Në këtë organizim do të ketë edhe program muzikor e folkrorik si dhe ushime e pije tradicionale./IndeksOnline/