Motoristët e “çmendur” bëjnë gara në magjistralen Prishtinë-Lipjan

Dy motoristë mrëmë rreth orës 23:00 kanë vozitur në mënyrë të shfrenuar në magjistralen Pishtinë-Lipjan.
Në një video që ka siguruar IndeksOnline mezi shihen dy motoristë duke garuar me njëri tjetrin në këtë aks rrugor.
Kjo padyshim që ka rrezikuar edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
IndeksOnline po vazhdon bashkëpunimin me qytetarë.
IndeksOnline po raporton në vazhdimësi kundërvajtjet në trafik me qëllim që të ulet numri i aksidenteve./IndeksOnline/