11:23 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / LB

Motoristët i prijnë dasmës në Dragash, me lëvizje akrobatike

Grupi i motoristëve “Moto Pllava” ka bërë një parakalim akrobatik para një dasme në Dragash.

Kjo ka ndodhur në dasmën e çiftit të ri Albinit dhe Elmedinës, të Tërshnjakët e Pllavës në Dragash.

Të organizuar në grup, të rreshtuar në rrugë dhe me lëvizje spektakolare, grupi i motoristëve i parapriu një dasme për mbamendje ku performuan “Motrat Mustafa”.