Motra e Ronaldos i përgjigjet Van Dijkut: Është ai që ju mposhti në Ligën e Kampionëve
Në ceremoninë e 64-të të “Topit të artë”, të mbajtur mbrëmë në Paris, ku Lionel Messi fitoi këtë trofe për herë të gjashtë në karrierë, Virgil van Dijk u përpoq ta justifikonte me sarkazëm mungesën e Cristiano Ronaldos
Sipas të gjitha gjasave këtë nuk e ka pritur mirë motra e Ronaldos, Katia Aveiro.
Qendërmbrojtësi holandez u pyet për mungesën e Ronaldos në ceremoninë prestigjioze dhe nëse kjo do të thotë se ai kishte një më pak rival për të garuar.
Për këtë, Van Dijk kaloi një vërejtje ironike të lehtë duke thënë: “A ishte ai atëherë rival?”
Në një postim në Instagram, motra e superyllit portugez, ka shkruar se nuk është e drejtë që mbrojtësi i Liverpool-it ta krahasonte veten me Ronaldon, i cili është një nga legjendat e futbollit.
Aveiro përmendi se si Ronaldo kishte qenë tashmë në krye të renditjes së Ballon d’Or “një mijë herë” dhe gjithashtu kishte fituar tre herë Kampionatin anglez, aty ku sipas saj Virgil ende nuk ka arritur të bënte një gjë të tillë.
“Atëherë, i dashur Virgil, Cristiano Ronaldo shkoi në vende të tjera dhe u bë lojtari më i madh në historinë e një klubi siç është Real Madrid, të ju them diçka Virgil? Ndoshta kështu, sepse ky klub, me këtë djalë të Cristiano, ju mposhti në Ligën e Kampionëve. Ronaldo ka fituar tashëm pesë herë këtë kompeticon”, ka shkruar ndër të tjera motra e portugezit.
