75 Mall Live Search
18:30 / E Diele, 23 Qershor 2024 / AR

Motra e Dua Lipes sensuale, shfaqet me një fustan rrjetë

Rina Lipa vazhdon të bëjë xhiro në rrethet e modës të Londrës. Motra më e vogël e këngëtares pop Dua Lipa mori pjesë në V&A Summer Party 2024 , duke festuar ekspozitën e ardhshme “Naomi: In Fashion” më 19 qershor.

Ajo kishte veshur një fustan rrjetë me pika të markës italiane Miaou. 

LONDËR, ANGLI - 19 QERSHOR: Rina Lipa merr pjesë në festën e verës V&A 2024 duke festuar "NAOMI: In Fashion" në The V&A më 19 qershor 2024 në Londër, Angli. (Foto nga Jeff Spicer/Getty Images)

Fustani pa rripa ishte gjysmë i tejdukshëm dhe shumëngjyrësh me pika. Ajo e kompletoi look-un me sandale të arta Jimmy Choo dhe mbante një çantë lëkure të zezë. 

Modele dhe aktore, Rina Lipa aktualisht punon me Independent Talent Group. /Indeksonline/

LONDËR, ANGLI - 19 QERSHOR: Rina Lipa merr pjesë në festën e verës V&A 2024 duke festuar "NAOMI: In Fashion" në The V&A më 19 qershor 2024 në Londër, Angli. (Foto nga Jeff Spicer/Getty Images)