Motra e Fatlum Ahmetit: Një muaj nga vdekja e vëllait dhe ende s’kemi asnjë informacion

Ka kaluar një muaj nga vdekja tragjike e 36-vjeçarit nga Podujeva, Fatlum Ahmeti.
Më 9 janar, Ahmeti kishte shkuar në një Qendër të Mjekësisë Familjare në Podujevë për trajtim mjekësor, pasi ishte i prekur nga gripi sezonal. Gjatë marrjes së një infuzioni, ai ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta.
Familja e të ndjerit, të cilën IndeksOnline e vizitoi të martën, ende nuk ka pranuar raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
“Janë bërë një muaj dhe ende askush nuk na ka kontaktuar. Nuk jemi informuar për asgjë”, ka thënë shkurt për IndeksOnlinen motra e të ndjerit, duke shprehur zhgënjimin dhe dhimbjen për mungesën e informacionit rreth vdekjes së tij./IndeksOnline/