75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 29 Janar 2026 / AR

Motra e Hailey Bieberit dënohet me 1 vit burgim?

Motra më e madhe e Hailey Bieberit, Alaia Baldwin Aronow, mund të rrezikojë deri në një vit burgim pas akuzave për sulm fizik.

Të hënën e kësaj jave, prokurorët ngritën katër akuza penale kundër modeles, sipas dokumenteve të siguruara nga Us Weekly.

Ajo u arrestua në shkurt të vitit 2024 pas një incidenti në një lokal në Georgia-s. Sipas raportit të policisë që ka siguruar Page Six, ajo dyshohet se hodhi një tampon ndaj një kamerieri dhe sulmoi dy punonjës sigurie përpara se të largohej nga një lokal.

Filmimet treguan se motra e Hailey Bieberit “u fut me forcë” në tualetin e punonjësve, më 24 shkurt 2024.

Kamerieri i lokalit tha për autoritetet se ajo i kishte kërkuar të hynte vetëm për të ndërruar tamponin, gjë që i lejohej. Pak minuta më vonë, me atë tampon goditi kamerierin dhe aty ndërhynë rojet e sigurimit duke e larguar nga lokali.

Motra e Hailey Bieber rrezikon të dënohet me 1 vit burg

Prapësitë nuk mbaruan aty, punonjësit e sigurisë nuk hoqën pak nga “sulmet” e kota të saj. Edhe pse fillimisht e mohoi, në video ajo shfaqej teksa kapte nga flokët një prej punonjësve e godiste tjetrin.

Nuk e dimë ç’pati me kamerierin, por sulmet ndaj rojeve sipas saj ishin vetëm për vetmbrojtje.

Motra e Hailey Bieber rrezikon të dënohet me 1 vit burg