14:28 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Motra e Kim Jong Un i hynë politikës

Emërimi i motrës 28-vjeçare të udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në organin më të lartë vendimarrës të vendit është një shenjë se ai po forcon pozitën e tij duke tërhequr njerëzit e tij më të rëndësishëm pranë qendrës së pushtetit, thonë ekspertët dhe zyrtarët.

Kim Yo Jong u emërua brenda Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut, i cili është organi më i errët dhe më i fuqishëm i partisë ku vendosen çështjet kryesore të shtetit, njoftojnë mediat, transmeton AktivPress.

Jong është gruaja e dytë në Korenë e Veriut që bashkohet me klubin ekskluziv pas hallës së saj Kim Kyong Hui, e cila mbante një rol të fuqishëm para se të largohej nga politika.

“Pasi ajo është femër, Kim Jong Un nuk e sheh atë si një kërcënim dhe një sfidë ndaj udhëheqjes së tij”, tha Moon Hong-sik, hulumtues në Institutin për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare.

Ndryshe nga halla e saj, e cila u emërua në politikë në vitin 2012, pasi shërbeu më shumë se tre dekada në parti, Kim Yo Jong e presin sfida më të vështira pas rritjes së tensioneve në mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut./AktivPress