08:48 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Motra e Kim Kardashianit, edhe pse 40-vjeçare, qëndron në top formë

Motra e madhe e yllit Kim Kardashian, Kourtney, njihet si një grua mjaft atraktive dhe e dashur për publikun si pjesë e emisionit televiziv “Keeping Up With The Kardashians”, shkruan Indeksonline.

Ajo edhe pse tani është 40 vjeç, vazhdon të gëzojë forma të mira trupore, madje nuk heziton që të ekspozohet nëpër rrjetet sociale.

Paraqitjet e saj të vazhdueshme përmes fotografive në Instagram kanë bërë që ajo të ndiqet nga  më shumë se 80 milionë fansa.

Në paraqitjen e saj të fundit, ajo ka dëshmuar edhe njëherë se vazhdon të jetë një superfemër dhe vitet për të janë vetëm numra, pasi ajo gëzon forma fantastike trupore. /Indeksonline/