75 Mall Live Search
14:57 / E Premte, 29 Nëntor 2024 / Z S

Motra e kosovarit të vrarë në Floridë: Gruaja ia mori jetën, e ekzekutoi me pesë plumba

Pajtim Krasniqi nga Peja është gjetur i vdekur bashkë me bashkëshorten e tij në Florida të SHBA-së.

Lidhur më këtë ngjarja ka folur motra e Pajtimit, Albana.

Ajo ka thënë se vëllai i saj është vrarë nga gruaja e tij.

Në një shkrim në Facebook, Albana Krasniqi tha se gruaja e ka qëlluar vëllain e saj, Pajtimin, me pesë plumba në gjoks.

“Personi të cilit i besonte më shumë, personi me të cilin zgjodhi të kalonte jetën ishte ai që ia hoqi atë. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e mi nuk do të jemi kurrë të njëjtë. Kam frikë se nëna ime nuk do të shërohet kurrë”, shkroi ajo.

“Te dua gjithmone Pajtim. U prefsh në paqe”, shkroi më tuje Krasniqi./Indeksonline/