75 Mall Live Search
13:20 / E Diele, 12 Janar 2025 / LB

Motra e lidh live me telefon vëllain e shtrirë në spital për të mos humbur tubimin e LDK-së, Abdixhiku: E çfarë s’bën motra për vëlla?

Kryetari dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka ndarë një ngjarje interesante që ka ndodhur dje dje gjatë hapjes së fushatës së LDK-së në Prishtinë.

Abdixhiku ka treguar se si një grua e cila ishte e vendosur në prag të foltores, e kishte drejtuar telefonin nga ai. Në telefon shihej një burrë i shtrirë në spital.

“Po i transmetonte, drejtpërdrejtë, gjithë ngjarjen atij. Dashuri. E madhe madje. Edhe për njëri-tjetrin, edhe për vet lidhjen tonë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.