18:30 / E Diele, 09 Prill 2023 / AR

Motra e Luizit me dedikim prekës për babain: Ti nuk je afër tij për ta mbështetur

Emri i Luiz Ejllit padyshim është nga më të përfolurit e momentit.

Artisti shqiptar me shumë suksese në muzikë pas një shkëputje nga skena u rikthye fuqishëm duke u shndërruar në personazhet më të pëlqyer nga shqiptarët.

Për dashurinë e madhe që Luizi po merr, ka shkruar motra e tij Ina.

Ajo ka emocionuar të gjithë me postimin prekës dedikuar babait të tyre të ndjerë dhe Luizit.

Me një foto të tij ajo ka shkruar se ëndrra e babit të tyre edhe pse nuk jeton është realizuar sepse gjithmonë ka dashur që djali i tij të jetë një ditë i njohur për talentin e tij në muzikë.