Motra e paraqet të zhdukur vëllain e saj në Gjakovë

Një mashkull është raportuar i zhdukur nga motra e tij në Gjakovë, transmeton IndeksOnline.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin ku sipas ankueses, ka ndodhur me 20 dhjetor dhe prej asaj kohe nuk dihet asgjë për fatin e vëllait të saj.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj, viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/