75 Mall Live Search
12:41 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Motra e Ritës, Elena e ‘mërzitur’ kujton pushimet në Xhamajka

Elena Ora është motra e këngëtares së njohur shqiptare, Rita Ora.

E nga fama e motrës ka fituar shumë edhe Elena, pasi që shumica e mediave rozë e kanë në fokus të vazhdueshëm edhe atë, shkruan Indeksonline.

Elena së fundmi ka publikuar fotografi ku me nostalgji ka kujtuar verën e viteve më parë, kur ishte me pushime në Xhamajka, e duket se izolimi në kohë pandemie i ka ofruar asaj kohë të mjaftueshme për të nxjerrë fotografitë nga arkivat.

Kujtojmë që Elena njëherit është edhe menaxhere e motrës së saj, yllit Rita Ora. /Indeksonline/