16:50 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / AR

Motra e saj e çoi në gjyq një vit më parë, Meghan Markle do ‘luftojë’ kundër padisë së Samantës

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle po vazhdon të luftojë kundër padisë për shpifje të ngritur kundër saj nga e motra një vit më parë.

Ndonëse në fillim Dukesha nuk i kushtoi rëndësi, së fundmi ajo ka vendosur që në sallën e gjyqit të tregojë versionin e saj të historisë.

Dy motrat kanë kërkuar një gjyq për të zgjidhur mosmarrëveshjet e sjella nga padia.

Motra e Dukeshës së Sussex-it, Samantha pretendon se ajo ishte një figurë kyçe në edukimin e Meghan, ndërsa gjithashtu u shpreh se babai dhe nëna e saj janë portretizuar gabimisht.

“Unë isha me nënën time gjatë javës dhe babain tim në fundjavë, babai im jetonte vetëm dhe ai kishte dy fëmijë të rritur që ishin larguar nga shtëpia e tij”, tha Meghan për Netflix.

Megjithatë gjatë një interviste për ‘Newsweek’, Samantha i hodhi poshtë të gjitha fjalët e motrës së saj duke thënë se deklarata e saj ishte shpifëse dhe se Meghan jetonte me babanë e saj dhe e vizitonte nënën e saj vetëm në fundjavë.

Ajo gjithashtu beson se ishte e përfshirë shumë në rritjen e një Meghan të re.

“Kur Meghan ishte në shkollën e mesme Jr., Samantha gjithmonë në shtëpi kur e motra kthehej nga shkolla,” tha avokati i Samantës për Newsweek.

“Shpesh, ajo e çonte Meghan në shkollë ose shoqëronte të atin për ta marrë të motrën. Pas shkollës Samantha dhe Thomas Markle e ndihmonin me detyrat e shtëpisë.”- vazhdoi avokati.