Motra Elena, i uron ditëlindjen Rita Orës, i kujton kohët e vjetra
Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka arritur me sukses të pushtojë top listat më të njohura gjithandej nëpër botë.
Kjo falë talentit të saj, duke sjell hite të ndryshme që u pritën shumë mirë nga publiku, shkruan Indeksonline.
Së fundmi kur ajo është në prag të festimit të ditëlindjes së saj, gati t’i mbushë 29 vjet, ka qenë motra e saj Elena Ora, e cila e ka uruar atë me një fotografi të vjetër.
“Urime ditëlindja Rita Ora, paq një ditë të mirë. Ne të dojmë shumë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e një fotografie ku shihen të dyja kur ishin të vogla.
Kujtojmë se Rita është njëra nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. /Indeksonline/
