12:03 / E Shtunë, 25 Korrik 2020 / indeksADMonline

Motra ia nxori sekretin, Olta Gixhari konfirmon gjininë e fëmijës

Aktorja Olta Gixhari është në pritje të ëmbël dhe së fundi është treguar tejet e hapur me publikun.

Përmes rrjeteve sociale, ajo së fundi ka zbuluar gjininë e fëmijës që është duke e pritur me padurim.

Fillimisht ka qenë motra e aktores që nxori “sekretin” në një intervistë tek Rudina Magjistari.

Por, nuk vonojë shumë dhe tashmë e ka konfirmuar edhe vet Olta që po bëhet nënë e një djali.

“Shikojeni kush po vjen! Djali jonë”, ka shkruar Olta në foton ku shihet duart e saj dhe të partnerit që mbajnë një palë këpucë bebesh për djem./Indeksonline/