11:09 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Motrat Kardashian bëhen bashkë, secila më e mirë se tjetra

Famë më të madhe e morën nga shfaqja e tyre televizive “Keeping Up With Kardashians”, shfaqje kjo që po përfundon pas 20 vjetësh.

Por motrat e familjes Kardashian-Jenner tashmë numëron biznese të shumta, pasuri e ndikimi në botë, shkruan Indeksonline.

Një tjetër burim i fitimit është edhe linja e kozmetikës dhe produkti më i ri që Kim, Kourtney dhe Khloe Kardashian sollën së bashku.

Të tri motrat e famshme janë bashkuar për të sjellë një parfumin më të ri me emrin “Diamonds II by Kourtney x Kim x Khloé”.

Vajzat e familjes së famshme promovuan linjën e re të parfumit përmes një fotosesioni ku të triat ato shihen me një pamje pothuajse identike, grim, flokë dhe veshje unike.

Përmes rrjeteve sociale, ato njoftuan se tashmë parfumi i tyre i ri mund të porositet online përmes faqes tyre zyrtare./Indeksonline/