14:31 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Motrat Kardashian kaq joshëse, ekspozojnë format trupore

Ylli botërorë Kim Kardashian njihet edhe si një grua mjaft e suksesshme në biznes, shkruan Indeksonline.

Ajo tanimë ka lansuar linjën e saj të veshjeve të brendshme për femra që e ka quajtur ‘SKIMS’ dhe ajo vazhdimisht po e promovon produktin e saj.

Kësaj radhe ajo ka vendosur që së bashku me motrat e saj Kourtney Kardashian dhe Kylie Jenner të pozojë së bashku me femra të tjera këto veshje.

Ajo që bie në sy janë format bombastike të motrave Kardashian, që njëherit janë ndër femrat më atraktive në botë. /Indeksonline/