75 Mall Live Search
22:56 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Motrat Kardashian “mbizotërojnë” në Paris

Para pak ditësh u mbajt Java e Modës në Paris, që është ndër eventet më të rëndësishme të modës në botë.

Aty u panë të pranishëm një numër i madh i personazheve më të njohura në botë, shkruan Indeksonline.

E nuk kishte si të mungonte edhe prania e motrave Kardashian, që morën gjithë vëmendjen me paraqitjen e tyre.

Kourtney Kardashian dhe Kim Kardashian u shfaqën me veshje mjaft “provokative” që vinin në pah linjat e tyre trupore.

Edhe njëherë ato e dëshmuan se “mbizotërojnë”, sa i përket vëmendjes së madhe që e gëzojnë nëpër botë, falë paraqitjeve që bëjnë. /Indeksonline/