Motrat Kardashian në përkrahje të dhëndrit, Kanye West
Motrat e famshme të Kim Kardashian, Kourtney dhe Khloe u fotografuan gjatë xhirimeve të serisë ‘Keeping Up With the Kardashians’ në Kasablanka të Kalifornisë.
Yjet televiziv përveç se të veshura me stil ishte Khloe ajo që përmes një kapele të vendosur në kokë doli në përkrahje të dhëndrit, Kanye West, shkruan Indeksonline.

“Kanye për president” shkruante në kapelën e 34 vjeçares e cila i referohej deklaratave të reperit i cili kohë më parë kishte shprehur dëshirën për të kandiduar për president të SHBA-ve.

Ndryshe, motrat Kardashian dukeshin në tejet në formë dhe të buzëqeshura përkrah njëra-tjetrës./Indeksonline/

