Motrat s’ia lëshojnë rrugën Kimit, marin vëmendjen me këtë paraqitje

Anëtarët e familjes Kardashian, janë tejet të njohur në të gjithë botën si yje televizivë si edhe si yje të rrjeteve sociale.
Femrat mjaft atraktive padyshim se janë Kourney, Kimi, Khloe Kardashian por edhe (gjysmëmotrat e tyre), Kylie e Kendall Jenneri, shkruan Indeksonline.
Së fundmi me anë të një fotografie janë paraqitur Kourtney dhe Khloe Kardashian, të cilat kanë marrë gjithë vëmendjen me bukurinë dhe format e tyre trupore.

Ato nuk ia lëshojnë rrugën fare Kimit, sa u përket formave trupore dhe shkëlqimit që e paraqesin në secilën paraqitje të tyre publike.
Kujtojmë se ato janë pjesë të emisionit të njohur televiziv: “Keeping Up With The Kardashians”. /Indeksonline/