75 Mall Live Search
08:55 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Motrat rrahin nxënësin e shkollës, në Prishtinë, ndërsa vëllai i tyre sulmon zyrtarin policor

Dy motra kanë sulmuar fizikisht nxënësin e shkollës “Shkëndija”, në Prishtinë.

Gjatë arresimit të dyshuarve, vëllai i tyre, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe më pas ka ikur, transmeton Indeksonline.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

“Njësia policore ka arrestuar dy të dyshuara femra K-Shqiptare, për arsye se të njëjtat kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull k-shqiptar nxënës i shkollës. Gjatë arrestimit të dyshuarave, vëllai i tyre i dyshuari mashkull k-shqiptar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe më pas ka ikur. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Indeksonline/