Motta gati “fshesën”, jo vetëm Chiesa – këta janë lojtarët tjerë të Juve-s që s’janë në planet e trajnerit

Skuadra e Juventusit pritet të bëjë disa ndryshime interesante gjatë afatit kalimtar të verës.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se trajneri Thiago Motta është duke përgatitur një proces të ri te “Zonja e Vjetër”, shkruan Indeksonline
Federico Chiesa tashmë e ka marrë lajmin se s’do të jetë në planet e trajnerit, por kjo nuk është e gjitha.
Pasi, përveç Chiesas – te Juventusi nuk kanë më vend shumë lojtarë tjerë, duke përfshi këtu edhe portierin, Szczesny.
Lista e lojtarëve që s’janë në planet e Mottas është kjo: West McKennie, De Sciglio, Arthur Melo, Kostic, Nicolussi-Caviglia dhe Rugani.
“Mendoj se ky është vendimi më i mirë”, ka thënë Motta./Indeksonline/
⚪️⚫️⛔️ Not only Federico Chiesa.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 4, 2024
Szczesny, Weston McKennie, De Sciglio, Arthur Melo, Kostic, Nicolussi-Caviglia, Rugani are all OUT of Juventus project.
"We are convinced this is the best decision possible", Thiago Motta says. pic.twitter.com/r4CIWOMoZr