09:05 / E Enjte, 23 Maj 2024 / G T

Motta i thotë “PO” Juventusit, nesër bisedon me Bolognan

Trajneri i ri i Juventusit pritet të jetë Thiago Motta – i cili do ta zëvendësoj Allegrin e larguar.

Sky Sport raporton se Motta i ka thënë “PO” skuadrës “bardhezi” dhe pritet që gjatë ditës së nesërme edhe të zyrtarizohet, shkruan Indeksonline

Motta do të ketë takim me Bolognan, me klubin për ta diskutuar të ardhmen e tij.

41-vjeçari është një nga trajnerët më të kërkuar për shkak të suksesit me Bolognan në Serie A – duke e kualifikuar ekipin e tij në UEFA Champions League./Indeksonline/