75 Mall Live Search
16:23 / E Premte, 22 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Motta konfirmon mungesën e sulmuesit kryesor ndaj Milanit

Të shtunen zhvillohet një nga derbit më të mëdhenjë në futbollin italian.

Në stadiumin ”San Siro”, skuadra e Milanit do të jetë nikoqire e Juventusit, ndeshje e cila nis nga ora 18:00, shkruan IndeksOnline.

Por bardhezinjët për këtë ndeshje do të jenë pa sulmuesin Dusan Vlahovic.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Juventusit, Thiago Motta gjatë konferencës për media.

Vlahovic u kthye nga pushimi ndërkombëtar me një problem muskulor në kofshën e majtë.

“Nuk e di, ai definitivisht nuk do të jetë atje nesër. Shpresojmë ta rikthejmë sa më shpejt të jetë e mundur. Dëmtimet janë pjesë e futbollit. Tani është radha e Vlahovicit, por ne do të vazhdojmë të luajmë me të njëjtat parime, duke sulmuar dhe mbrojtur së bashku.”, deklaroi Motta.

Juventus aktualisht renditet në vendin e gjashtë në tanelë me 24 pikë, një pozitë më lartë se Milani që ka 18 pikë./IndeksOnline/

https://twitter.com/juventusfcen/status/1859905792000049351?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1859905792000049351%7Ctwgr%5Ececf68291c51def711cb4a4f979f0a46a2799452%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.flashscore.com%2Fnews%2Fsoccer-serie-a-dusan-vlahovic-to-miss-ac-milan-clash-admits-juventus-boss-thiago-motta%2FS66NPEmS%2F